Lajme

Negociatat me BE/ Rama: S’është bukur të jetosh me ndjesinë se je tallur

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për çështjen e negociatave me Bashkimin Europian, në një intervistë për median italiane “Panorama”.

I pyetur për refuzimin nga ana e BE-së, Rama u shpreh se “nuk është asnjëherë, as e bukur dhe as e thjeshtë, të jetosh me ndjesinë e plotë se je tallur”. E megjithatë, tha se synimi mbetet një vend europian.

I pyetur për akuzat e opozitës, se qeverisja aktuale e ka shndërruar Shqipërinë në një narkoshtet ku zgjedhjet s’janë të lira, kreu i ekzekutivit tha se në të vërtetë është bërë përparim në këtë drejtim dhe se kjo gjë mund të konfirmohet nga “Gurdia di Finanza” ose Komisioni Europian.

Ndërsa pyetjes rreth prostestave të zhvilluara së fundmi nga banorët e zonës së Astirit, Rama iu përgjigj se “vuajmë nga një kulturë e vjetër politike”.

“Dobësia jonë konsiston në të kaluarën tonë të mbrapshtë, që vazhdon ende të frenojë zhvillimin në pothuaj çdo sektor. Për këtë arsye, modernizimi i shtetit për mua është një përparësi absolute”- u shpreh kryeministri.


Etiketa: ,