Lajme

Në vend të Arta Vorpsit, betohet para Metës Marsida Xhaferllari

Në Institucionin e Kreut të Shtetit u zhvillu

Në Institucionin e Kreut të Shtetit u zhvillua sonte ceremonia e betimit përpara Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, të anëtarës së re të Gjykatës Kushtetuese, znj. Marsida Xhaferllari.

Ky është plotësimi i vakancës së dytë të Presidentit që zëvendëson ish-gjyqtaren, z.Altina Xhoxhaj.

Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Xhaferllari u betua para Presidentit Meta:

“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”

Presidenti Meta i uroi shumë suksese dhe punë të mbarë në këtë detyrë shumë të rëndësishme.

Lexo edhe: Betohet para Metës anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska


Etiketa: , , , ,