Lajme

“Në Tropojën e Berishës dhe Azem Hajdarit” – Basha pritet me brohoritje

Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvi

Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar takim elektoral në Tropojë.

Kryedemokrati është pritur me brohoritje nga mbështetësit e tij të cilët e kanë shoqëruar me daulle dhe me thirrjet “Rama ik”.

“Nga ky shesh le të ushtojë ky bashkimi i madh i shqiptarëve për ndryshim i cili do të vijë për pak ditë duke votuar koalicionin për ndryshim, nr.9.

Duke votuar për fëmijët, për fermerët, për infrastrukturën e lënë pas dore, kontrata që ekipi im ka lidhur shtëpi më shtëpi e fshat më fshat do të fillojë nga dita e parë në qeverisje

Deklarimi nënprefekturë i Tropojës dhe zhvendosja e shërbimeve në Bajram Curr, nuk do të udhëtojnë më me kilometra për një dokument. Shërbime për njerëzit afër njerëzve.

Në 25 prill votimet do të jenë më të rëndësishme të këtij vendi. Shpresën, besimin e ndjej kudo. Nëse doni që ky vend të ecë përpara, të marrin vëmendjen investimet që meritojnë të gjithë bashkë të votojmë nr.9″, u shpreh Basha.

16


Etiketa: , , ,