Maqedoni

Në tetor temperatura më të larta për 2.4 gradë, 19 ditë ishte mbi 20 gradë Celsius

Nëntëmbëdhjetë ditë në muajin tetor ishin me temperaturë mbi 20 gradë, ndërsa temperaturat mesatare janë më të larta për 2,4 gradë lidhur me mesataren nga viti 1981 deri në vitin 2010. Muaji ishte më i ngrohtë dhe shumë i thatë.

Nga DPHM theksojnë se temperatura mesatare mujore ka ndryshuar prej 10,8 gradë Celsius në Mavrovë dhe Berovë deri në 17,4 gradë në Gjevgjeli. Temperatura më e lartë maksimale më 1 tetor në Gjevgjeli prej 32,6 gardë, ndryshimi maksimal prej 18,8 gradë në Mavrovë deri në 27 gradë në Gjevgjeli.

Temperatura më e ulët minimale është mesatare në 28 tetor në Bavrovë minus 2,8 gradë. Temperatura mesatare minimale prej 3,2 gradë në Berovë deri në 10,7 gradë në Gjevgjeli.

Në tetor shuma mujore e reshjeve ka ndryshuar prej 3 milimetra në Shkup në Zajçev Rid deri në 28 milimetra në Gjevgjeli.

Shuma maksimale ditore e reshjeve prej 15 milimetrave është regjistruar në Gjevgjeli më 31 tetor.

Në krahasim me vlerën mesatare për muajin tetor, shuma e matur mujore e reshjeve ishte 50 milimetra ose 82 për qind më e vogël se mesatarja./MIA

Loading…