Lajme

Në spitalin e Gjakovës asnjë pacient me COVID-19

Situata me COVID-19 në Kosovë është stabile.

Situata me COVID-19 në Kosovë është stabile.

Aktualisht në spitale numri i pacientëve të infektuar ka rënë ndjeshëm.

Ndërkohë, nga Spitali i Gjakovës të enjten kanë raportuar se për momentin nuk ka asnjë pacient të shtrirë.

“Sot në institucionin tonë nuk kemi asnjë pacientë që trajtohet për Covid. Urojmë dhe shpresojmë që çdo dite të jete kështu”, thuhet në njoftim.

Një ditë më parë në spitalin e Gjakovës ishin të shtrirë tre pacientë./Insajderi.com