Shqipëri

Në shumë vende të Evropës po regjistrohen rekorde të rasteve të reja me koronavirus

Kroacia ka regjistruar shifër rekorde ditore të rasteve të reja me koronavirus. Në 24 orët e fundit në Kroaci janë regjistruar 748 raste të reja, që është shifra më e lartë në këtë vend që nga pandemia.

Aktualisht në Kroaci janë 3210 raste aktive. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë vdekur katër pacientë si pasojë e COVID-19.

Rekorde të rasteve të reja me koronavirus po regjistrohen edhe në shumë vende tjera në Evropë.

Rusia ka regjistruar sot shifrën më të lartë të infektuarve brenda një 24 orëshi. Ka raportuar për 14.231 të infektuar të rinj, duke çuar shifrën totale në 1.340.409. Po ashtu në 24 orët e fundit në Rusi kanë vdekur 239 pacientë si pasojë e COVID-19.

Rekord i rasteve të reja është shënuar edhe në Poloni. Janë regjistruar 6526 raste të reja. Po ashtu është vendosur rekord edhe për të vdekur brenda një 24 orëshi si pasojë e COVID-19. Në Poloni kanë vdekur 116 persona në 24 orët e fundit nga COVID-19.

Në Bullgari janë regjistruar 785 raste të reja me koronavirus, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë. Në total në Bullgari janë konfirmuar 25.774 raste me koronavirus dhe 923 të vdekur si pasojë e COVID-19.

Çekia ka raportuar 8325 raste të reja me koronavirus, që është shifra e dytë më e lartë e regjistruar brenda një 24 orëshi nga ky vend.