Shqipëri

Në Shqipëri regjistrohen 507 raste të reja me coronavirus, 11 të vdekur

Sot është shënuar një tjetër ditë tragjike në

Sot është shënuar një tjetër ditë tragjike në Shqipëri, pasi coronavirusi ka marrë 11 jetë, ndërsa të infektuarit ashtu sikur prej disa ditësh vijojnë që të jenë mbi 500.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 2,384 testime, ku kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 507 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

Reklamo bizensin tuaj ketu

295 raste në Tiranë, 45 në Durrës, 27 në Fier, 25 në Krujë, nga 19 raste në Elbasan, Berat, 16 në Librazhd, 12 në Vlorë, 11 në Pogradec, 10 në Korçë, 7 në Gjirokastër, 6 në Kavajë, nga 4 raste në Devoll, Has, 3 në Sarandë, nga 2 raste në Kukës, Përmet. Në 24 orët e fundit janë shëruar 140 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,493 që nga fillimi i epidemisë.   Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.

“Ju rikujtojmë se duke filluar nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID. Do të kufizohet lëvizja e qytetarëve në të gjithë vendin nga ora 22:00 deri në 06:00 dhe në të njëjtin orar do të jenë të mbyllura baret, restorantet, lokalet përveç shërbimit delivery (shërbimi në banesë).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.  Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore” mbyllet apeli.

COVID-19 – Statistika (11 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore         507

Të shëruar ne 24 orë      140

Të shtruar në spitale       363

Humbje jete në 24 orë  11

Testime ditore                  2384

Testime totale                  146,188