Kronika e Zezë

Në Shkup 236 shkelje në komunikacion, 83 për vozitje të shpejtë

Në territorin e Qytetit të Shkupit dje janë sh

Në territorin e Qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 236 masa, në mesin e së cilave për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar 83 sanksione, në kuadër të kontrolleve të përforcuara të komunikacionit.

Nga MPB sot informojnë se numri i përgjithshëm i masave të shqiptuara, 24 për vozitje të shpejtë pa patentë shoferi, 15 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, nëntë shkelje nga motoçiklistët, gjashtë për automjete të paregjistruara dhe me defekte teknike.

Gjithashtu, janë shqiptuar edhe nëntë sanksione për përdorimin e telefonit celular, katër për kalimin në semafor të kuq, pesë për mospërdorimin e rripit të sigurimit, 49 sanksione për parkim jo të drejtë.

Kontrollet e përforcuara të komunikacionit vazhdojnë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme u bëjnë apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat e komunikacionit që të rritet siguria në komunikacion dhe për rrugë më të sigurta.