Showbiz

Në pritje të ëmbël, Eni Vasili ndan fotot e para me barkun e rrumbullakosur

Moderatorja e emisionit “Open”, Eni Vasili do t

Moderatorja e emisionit “Open”, Eni Vasili do të bëhet së shpejti nënë për herë të parë. Ndonëse moderatorja është shfaqur çdo javë në ekran, askush nuk e kishte vënë re se është shtatzënë.





Në nisje të emisionit, kryeministri Edi Rama uroi moderatoren për lajmin e bukur dhe ishte ai që zbuloi se ajo po pret binjakë, madje dy vajza.

Së fundmi, moderatorja ka ndarë në ‘’Instagram’’ dhe fotot e para me barkun e rrumbullakosur, të shkrepura nga gazeta “Panorama”, ajo që zbuloi dhe lajmin e ëmbël.

“Dhe meqe paparazi i gazetes Panorama nxitoi te jepte lajmin para meje u ndje i detyruar te sillte fotot te pakten. Thnx Panorama, jeni te falur .”- shkroi gazetarja.