Showbiz

Në përvjetorin e vdekjes së tij, Sara Hoxha tregon se ishte mbesa e artistit shqiptar

Sara Hoxha e ka kujtuar gjyshin e ndjerë, me rastin e përvjetorit të tij.

Sara Hoxha përmes një postimi në Instagram, tregoi se çfarë e lidhte atë me artistin akrobat, Telat Agolli, i cili ishte i inkuadruar në Trupën e Estradës së Tiranës më 1952.

Mjeshtri shqiptar i cirkut, Telat Agolli, kishte përvjetorin e katërt të vdekjes, ndërsa me anë të një postimi, partnerja e Ledrit zbuloi se ai ishte gjyshi i saj.

“Janë bërë 4 vite tashmë dhe unë ende nuk mund ta besoj që nuk je më me ne. Ti je legjenda jonë dhe do të jesh gjithmonë gjysh!”, ka shkruar ajo sipër fotos së gjyshit.

Ndërsa, në një tjetër postim, Hoxha ka shkruar “Krenohesha kur thoja që jam mbesa jote”.