Lajme

Në orën 15:00, Vlora Dumoshi i dorëzon detyrën ministrit të ri të Kulturës, Hajrullah Çekut

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se sot në orën 15:00 do të bëhet dorëzim-pranimi i detyrës së Ministrit të ri të Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ish-ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi do ja dorëzoj detyrën Hajrullah Çekut, i cili është zgjedhur ministri i ri i këtij digasteri.

Ndërsa, kujtojmë që mëherët edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i ka dorëzuar detyrën Arben Vitisë.

Ndërsa, kujtojmë që Albin Kurti pas pranim-dorëzimit të detyrës si kryeministër i vendit ka mbajtur mbledhjen e parë të ekzekutivit.

Kurti në mbledhjen e parë ceremoniale ka kërkuar punë konkrete dhe rezultate sa më të shpejta nga ministrat.