Kosovë

Në Onkologji përurohet shërbimi i Brahiterapisë, pacientët s’do të kenë nevojë për trajtim jashtë vendit

Në Klinikën e Onkologjisë në QKUK është bërë përurimi i Shërbimit të Brahiterapisë.

Me këtë rast ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se kjo është aparaturë që mungon në shumë vende të rajonit.

“150 persona marrin shërbime në ditë në këtë Klinikë. Kjo aparaturë është një projekt që mungon në shumë vende të rajonit neve na mundësohet që këtë shërbim ta ofrojmë për pacientët”.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi tha se, ky shërbim do të fillojë të ofrohet që nga janari i vitit të ardhshëm dhe se pacientët nuk do të kenë nevojë të kërkojnë shërbime jashtë vendit.

Përderisa u.d i drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi tha se edhe në kohë të pandemisë nuk mungon angazhimi që pacientëve tu ofrohen shërbime cilësore dhe në kohë, sidomos atyre me sëmundjen e kancerit.