Moti i keq që ka përfshirë vendin nuk ka ndaluar valën e emigrantëve të paligjshëm. Kapen në Kapshticë 16 klandestinë nga Siria, Irani dhe Kurdistani. Burimet bëjnë me dije se klandestinët u kapën në fshatin Trestenik. Mes tyre ka gra dhe fëmijë.
Mësohet se 4 prej tyre janë në gjendje jo të mirë shëndetësore për shkak edhe të motit të keq që ka përfshirë juglindjen. Klandestinët janë dërguar në zyrën e pritjes në Kapshticë, ku po u merren deklarimet.
Etiketa: Kapen 16 klandestine ne Kapshtice