Lajme

Në Londër kundërshtohen masat e reja anti-COVID

Në Londër po kundërshtohen masat e reja të prop

Në Londër po kundërshtohen masat e reja të propozuara nga Qeveria e Britanisë së Madhe kundër përhapjes së Coronavirusit.

Në një marshim të organizuar morën pjesë 15.000 persona, njofton Insajderi.

Në këtë marshim që u quajt “Ne nuk jemi dakord” pati protestues me pankarta në duar ku lexohet “A është kjo liri?” dhe “Fund rregullave të çmendura”.

Gjatë protestës pati përplasje me forcat e rendit, të cilat me anë të një komunikate për shtyp theksuan se një demonstratë e tillë “rrezikon infektimin e njerëzve”.

Kjo protestë vjen në prag të vendosjes së rregullave strikte për 18 milionë britanikë, pasi Mbretëria e Bashkuar regjistroi 6874 raste me Covid-19 në 24 orët e fundit, shifër rekord kjo. /Insajderi.com