Maqedoni

Në Kovid Qendrat në Shkup për 24 orë janë pranuar 48 pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kovid Qendrat n

Gjatë 24 orëve të fundit në Kovid Qendrat në Shkup janë hospitalizuar 48 pacientë, për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsejtë 668 persona të dyshua dhe konfirmuar me koronavirus po kurohen në repartet infektive në Shkup.

– Advertisment –

Në 24 orët e fundit në Klinikat Interne ka pasur 30 pranime. Në Kovid Qendrën në Spitalin 8 shtatori kishte 7 pranime, ndërsa 6 pacientë të tjerë u pranuan në Klinikën Infektive. Në Kozle është pranuar 1 person derisa në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve, janë pranuar 4 pacientë. Gjatë 24 orëve të fundit në shtëpi janë lëshuar 24 pacientë të shëruar. Numri i pacientëve të pranuar është rritur dhe për momentin deri në ora 08:00 të ditës së sotme, janë vetëm 70 shtretër të lirë. Ndërkohë pritet që sot me lëshimin në shtëpi të pacientëve të shëruar, numri i shtretërve të lira të rritet. Të gjitha repartet infektive kanë oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientët që kanë nevojë për oksigjeno-terapi.