Sport

Në kontakte me klubin e Bundesligës, Igli Tare vendos përfundimisht për të ardhmen

Igli Tare do të vazhdojë të jetë pjesë e Lacios

Igli Tare do të vazhdojë të jetë pjesë e Lacios, aty ku mban rolin e drejtorit sportiv. Kohët e fundit emri i shqiptarit është lidhur me klubin e Bundesligës, Aintraht Frankfurt, me këta të fundit që kishin pasur kontakte me Taren, duke i propozuar rolin e drejtorit sportiv te klubi i tyre.



Megjithatë një marrëveshje mes palëve nuk është arritur dhe Taren nuk do e shikojmë te klubi gjerman. Ai ka vendosur të vazhdojë projektin te klubi i Lacios ku qëndron prej vitesh dhe është shumë i lumtur.

Në Itali raportojnë se Tare ka pasur bisedime me drejtuesit e Aintrahtit, por marrëveshja nuk është arritur dhe ai do të vazhdojë te jetë pjesë e Lacios. Tashmë Tare ka filluar të mendojë për lëvizjet që do të bëjë te Lacio në merkaton e verës, pasi njihet për goditjet e tij në merkato.