Lajme

Në kërkim për plagosje me sende të forta, arrestohet 36-vjeçari te sheshi “Shqiponja”

Tiranë – Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim për

Tiranë – Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje, është vendosur në pranga teksa lëvizte në këmbë tek sheshi “Shqiponja”.

Bëhet fjalë për të identifikuarin me inicialet M.H., banues në Tiranë.

Reklamo bizensin tuaj ketu

I riu ishte shpallur në kërkim pasi në dhjetor të 2019-s  ka plagosur në Astir me sende të forta shtetasin I.L., dhe Gjykata e Tiranës i ka caktuar në mungesë masën e sigurimit “Arrest në burg”.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Kapet dhe vihet në pranga një 36-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas të shpallur në kërkim që lëvizte në këmbë tek sheshi “Shqiponja”, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale kanë kapur dhe ndaluar shtetasin M. H., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 6, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, sepse në dhjetor të vitit 2019, në Astir, ka plagosur me sende të forta shtetasin I. L.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Etiketa: , ,