Lajme

Në kërkim ‘Juli i Pashakos’, RENEA aksion në Elbasan dhe Peqin

Forcat Speciale të policisë janë duke zhvill

Forcat Speciale të policisë janë duke zhvilluar një operacion për arrestimin e Julian Sulos, i njohur me nofkën “Juli Pashakos”. Gjurmët e tij janë gjetur në makinën e atentatorëve, të cilët qëlluan me armë prokurorin Arjan Ndoja, ku ai mbeti i plagosur bashkë me Aleksandër Lahon, ndërsa vdiq shoferi Andi Maloku.

Për këtë arsyje policia kërkon ta arrestojë “Julin e Pashakos, i cili i shpëtoi aksionit të një nate më parë.

Gazeta Mapo mëson se RENEA po kontrollon disa banesa ku dyshohet se është fshehur Julian Sulo, i përfolur edhe për disa ngjarje të tjera kriminale. Aktualisht Forcat RENEA po mbajnë të rrethuar një banesë në periferi të Elbasanit, ndërkohë që ka prani të shtuar edhe në Peqin e Rrogozhinë.


Etiketa: