Kronika e Zezë

Në Hungari në autobusin me targa të Kosovës gjenden 23 kilogramë marihuanë në speca

Autoritetet doganore në Hungari kanë njoftuar

Autoritetet doganore në Hungari kanë njoftuar se në një autobus me targa nga Kosova janë gjetur 23 kilogramë marihuanë në thasë të fshehur në thasë me speca, raporton “Promenad.hu”.

“Gjatë kontrollit të autobusit me regjistrim të Kosovës në autostradën Roszke në pikën kufitare në bagazh janë gjetur disa thasë me speca, në mesin e tyre të fshehura më tepër se 23 kilogramë marihuanë”, ka thënë zëdhënësja e Doganës së Hungarisë, Eva Nemedi-Varga.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Është llogaritur se vlera në treg të zi e kësaj sasie të drogës kap vlerën e rreth 150 mijë euro.

Policia ka arrestuar shoferin 53-vjeçar nga Kosova me dyshime për trafikim të drogës. /Koha.net