Sot në Stanoc ka vazhduar projekti i Komunës së Vushtrrisë për kyçje individuale të ekonomive familjare në rrjetin e ujësjellësit. Janë 9000 familje vushtrriase që do të përfitojnë nga projekti i Komunës. Të pranishëm në ceremoni ishin zyrtarët komunal, Kryetari Xhafer Tahiri, nënkryetari Besim Muzaqi dhe drejtorët komunal.
“Furnizimi me ujë është vonuar 20 vite në Vushtrri. Tani po realizohet kërkesa kryesore e qytetarëve të Vushtrrisë dhe jam i lumtur që bashkë me qytetarët po realizojmë këtë projekt kaq jetik”, deklaroi kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

