Showbiz

Në ditën kur u bë prind, Gold AG publikon këngën e re “Babë e djalë”

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, kanë njoftuar sot (e shtunë) fansat se janë bërë prindër për herë të parë.

Ata kanë mirëpritur në jetë një djalë, të cilin kanë vendosur ta pagëzojnë me emrin Gueril.

Për dëshirën e çiftit, fëmija rastisi të vijë në jetë pikërisht në ditën e flamurit – një dëshirë të cilën reperi e kishte shprehur edhe publikisht.

Gold AG duket se ka qenë mjaft i përgatitur për këtë rast, pasi po në ditën që u bë prind ai publikoi një këngë të re me tematikë prindërore.

“Babë e djalë” mban titullin kjo këngë, e cila është e zhanrit hip-hop me motive patriotike.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet reperi preshevas, orkestrimi nga Fatos Canolli, gjersa për klipin janë kujdesur M Production.