Showbiz

Në ditën e tij të lindjes, Xhemi i drejtohet Salsanos me një kërkesë publike!

Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi janë prej vitesh

Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi janë prej vitesh miq, shoqëri që po e ruajnë akoma edhe pas largimit të moderatores nga emisioni i humorit “Portokalli”.



Ditën e sotme, moderatori feston ditëlindjen dhe Xhemi ka vendosur që ta urojë mikun e saj me një përmbledhje momentesh të kaluara së bashku, duke iu drejtuar me një kërkesë mjaft dashamirëse.

 Mos ndrysho kurrë!

“Kam bërë edhe programe të tjera, që nuk është se më kanë ngjallur ndonjëfarë interesi ose më kanë dhënë ndonjë kënaqësi. I kam bërë se duheshin, por jo nga pasioni apo dëshira. I bëja, sepse doja të rikthehesha në ‘Portokalli. Prandaj dhe u tërhoqa nga ‘Portokallia’ sepse s’po merrja më kënaqësi,  dhe prandaj po them duhet të ndodhë ndonjë çudi që unë të rikthehem prapë, gjithmonë në një format të ngjashëm me ‘Portokalli’-në. Nuk kam fare ambicien që të bëj programe të tjera. Kështu që me shumë gjasa i bie që unë jam tërhequr dhe e kam mbyllur njëherë e mirë me televizionin, sepse nuk është se mendoj se do bëhet diçka po aq e mirë sesa ‘Portokalli’-a dikur, sepse kjo që po shohim tani nuk mendoj se është maksimumi i atij spektakli. Ose mbase dhe është ezauruar dhe me kohën… Nuk e di, nuk di çfarë të them, por nuk më tërheq më”, është shprehur para pak kohësh Xhemi për revistën “Who”.