Sport

Në Angli po përgatitet një lëvizje e çmendur Messi-Aguero

Barcelona po kërkon një sulmues qendre për sezo

Barcelona po kërkon një sulmues qendre për sezonin e ardhshëm, pasi Martin Braithwaite nuk është në formën e duhur dhe Griezmann po zhgënjen akoma më shumë. “Goal.com” raporton se katalanasit janë vënë në lëvizje për Sergio Aguero. Ai pëlqehet shumë nga stafi i Ronald Koeman dhe do të përbënte një përforcim të shkëlqyer. Në këmbim, Manchester Cuty kërkon Lionel Messin, por nuk dihet nëse argjentinasi do ta pranojë këtë lëvizje, pasi ditët e fundit ka dhënë shenja që mund të qëndrojë te Barcelona. Sidoqoftë Agueros i skadon kontrata në 30 qershor dhe mund të largohet ku të dojë me parametër zero, dhe klubi anglez e di mirë këtë gjë dhe janë të frikësuar. Ata i kanë ofruar rinovimin Agueros ose një ndërrim me Messin, gjë që duket praktikisht e pamundur të realizohet. Mbetet p ër t’u parë vendimi që do të marrë vetë Aguero për të ardhmen e tij.