Maqedoni

Në Alsat shënimi i ditës së pavarësisë së SHBA

Këtë vit 4 korriku dita a pavar&euml

Këtë vit 4 korriku dita a pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të shënohet virtualisht.

Për shkak të situatës me virusin korona, pritja tradicionale nuk do të zhvillohet por TV Alsat ekskluzivisht do t`ju sjellë në ekranet tuaja ceremoninë festive të shënimit të ditës historike të SHBA-ve.

Në një transmetim special, në ora 21.20 do të ndiqni shënimin e festës së pavarësisë së SHBA-ve.

Ceremonia përfshin ndër të tjera fjalimin e ambasadores Kate Byrnes si dhe interpretime të bandës së ushtrisë amerikane dhe NATO-s.

TV Alsat u bashkëngjitet kështu urimeve dhe festimeve për ditën e pavarësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.