Shëndetësi

Në 72 orët e fundit në Zvicër 213 të vdekur nga COVID-19

Në 72 orët e fundit në Zvicër kanë vdekur 213 persona si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 9751 raste të reja të infeksionit.

Rastet e reja janë nga testimi i 58.427 mostrave.

Në Gjermani në 24 orët e fundit janë regjistruar 90 të vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa Instituti Robert Koch (RKI) ka njoftuar edhe për 10.864 të infektuar të rinj.

Në Rusi shifrat e të infektuarve vazhdojnë të jenë në nivele rekorde. Rusia ka regjistruar rekord të rasteve të reja të hënë 25.173. PO ashtu si pasojë e COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit 361 persona.

Në Rusi janë regjistruar mbi 2.1 milionë të infektuar që nga fillimi i pandemisë, ndërsa shifra zyrtare e të vdekurve ka arritur në 36.540.