Kosovë

Ndryshon kategorizimi i komunave nëpër zona, gjashtë komuna në zonën e kuqe

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka bërë rangimin e ri të komunave bazuar në rezultatet  e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh

Me katergorizimin e ri, në zonën e kuqe janë gjashtë komuna: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Zveçani, Peja dhe Lipjani.

Në zonën e verdhë janë  10 komuna: Mitrovica e Jugut, Gjilani, Mitrovica e Veriut, Gjakova, Vushtrri, Leposaviqi, Graçanica, Ferizaj, Podujeva dhe Vitia.

Në zonën e gjelbër janë 22 komuna: Zubin Potoku, Kllokoti, Deçani, Prizreni, Rahoveci, Shtime, Klina, Ranilluga, Mamusha, Kaçaniku, Istogu, Suhareka, Skenderaj, Kamenica, Drenasi, Novoberda, Malisheva, Dragashi, Juniku, Shterpca, Hani i Elezit, Parteshi.

Komunat që kanë pësuar ndryshime gjatë kësaj jave janë:

Peja nga e verdha ka kaluar në të  kuqen

Lipjani nga e verdha ka kaluar në të kuqen

Ferizaj nga e gjelbra ka kaluar në të verdhen

Gjilanit nga e gjelbra ka kaluar në të verdhen

Vushtrri nga e gjelbera ka kaluar në të verdhen

Graçanica nga e gjelbera ka kaluar në të verdhen