Lajme

Ndërron jetë në QKUK i aksidentuari në Drenas

Ka ndërruar jetë në QKUK një person i gjinisë mashkullore, i përfshirë në një aksident në fshatin Zabel i Ulët në Drenas.

Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion.

Njoftimi i plotë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Fsh. Zabel i Ulët 20.02.2021 – 07:10. Raportohet se viktima mashkull  kosovar i përfshirë në aksident, e që ishte në trajtim mjekësor në intensiv, i njëjti ka ndërruar jetë dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.