Kronika e Zezë

Ndërroi jetë punonjësi i AA-së në gjuhën shqipe dhe maqedonase, Zafer Veysel

Si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) ka

Si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) ka humbur jetën kolegu ynë Zafer Veysel i cili punonte në sektorin e Web IT-së pranë Servisit të Anadolu Agency (AA) në gjuhën shqipe dhe maqedonase.

I lindur më 24.08.1986 në Stamboll shtetas i Maqedonisë së Veriut, Zafer Veysel, ishte pjesë e stafit të AA-së në gjuhën shqipe dhe maqedonase që nga viti 2015.

Zafer Veysel gjithashtu mori pjesë edhe në krijimin e infrastrukturës teknike të qendrës së publikimeve të Servisit të AA-së në gjuhën shqipe dhe maqedonase në Shkup.

AA me këtë rast familjarëve të të ndjerit dhe gjithë punonjësve u shpreh ngushëllime më të sinqerta. Sinqeriteti, përkushtimi ndaj punës dhe urtësia e tij do të mbesin në kujtimet tona.