Lajme

Ndërrohet ora, akrepat kthehen 60 minuta mbrapa

Këtë të diel u ndërrua ora dhe për rrjedho

Këtë të diel u ndërrua ora dhe për rrjedhojë akrepat u kthyen një orë prapa. Pas orës diellore, që kishte hyrë në fuqi të dielën e fundit të marsit 2019, i rikthehemi orës dimërore. Ndryshimi i orës ndodhi në orën 3:00 pas mesnate kur ora u kthye një orë mbrapa, duke shënuar orën 02:00. Sot qytetarët kanë fjetur një orë më shumë.

Kjo orë do të na shoqërojë deri në të dielën e fundit të marsit, 29 mars 2020, kur do të rikthehet ora diellore. Ora diellore është vënë në veprim në vitin 1966, gjatë viteve të krizës energjetike, për të pasur një orë diell më shumë. Shteti i parë që e ka futur ishte Italia në vitin 1916. Idea e orës diellore i njihet shpikësit të rrufepritësit Benjamin Franklin, në vitin 1784.

Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.

Debati për ndryshimin e orës
Në shkurtin e 2018-ës, Parlamenti Europian ka kërkuar rishikimin e kohës së kursyer nga ndryshimi i orës, një masë që mund të ndalë ndryshimin e orës. Ligjbërësit e Bashkimit Europian i bënë thirrje Komisionit të fillojë një “vlerësim të plotë” të sistemit aktual dhe të dalë me plane të reja, nëse është e nevojshme. Mbështetësit e sistemit aktual thonë se kursen energji dhe redukton aksidentet nga trafiku.

Ligji aktual i Bashkimit Europian përcakton një datë të zakonshme në pranverë dhe në vjeshtë, në të cilën orët vendosen përpara dhe të kthehen pas në të gjitha shtetet anëtare.

Konkretisht ky vendim pritet të merret në vitin 2021.


Etiketa: , ,