Shëndetësi Sport

Ndani vetëm 20 minuta në ditë për këto ushtrime efektive në shtëpi

Nëse nuk keni kohë për të shkuar në palestër, ne kemi gjetur stërvitjen e përsosur në shtëpi për të gjithë trupin

Mënyra më e mirë për të shkrirë shtresat e dhjamit është të shkoni në palestër, të bëni trajnime në grupe ose punë individuale me trajnerin, mirëpo nëse nuk keni kohë për këtë, trajnimi i rregullt në kushtet e shtëpisë tuaj nuk do të jetë më pak efektiv.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Trajnimi në shtëpi është zgjedhja perfekt kur nuk mund të gjeni kohën për të shkuar në palestër, veçanërisht kur zgjat më pak se gjysmë ore, transmeton Telegrafi.

Një nga avantazhet kryesore të trajnimit në shtëpi është që ju ta zgjidhni kohën gjatë ditës kur do të ushtroni dhe t’ia përshtatni detyrimeve tuaja.

Përveç kësaj, ju do të kurseni para, sepse nuk do të paguani kot për stërvitjet në palestër.

Ne ju sjellim një shembull të trajnimit efektiv në shtëpi për të cilin do të duhet të ndani vetëm 20 minuta në ditë.