Lajme

Ndalimi i tregjeve të veturave dhe kafshëve, reagon deputeti i AAK-së

Qeveria e Kosovës mbrëmë lehtësoi disa masa kundër COVID-19, por aty nuk u përfshinë edhe tregjet publike të automjeteve dhe kafshëve.

Për ata që humbin nga mosfunksionimi i këtyre veprimtarive ka reaguar deputeti i AAK-së, Gazmend Syla.

Ai tha se ndonëse hapësira është e madhe ku zhvillohet kjo veprimtari ajo po mbahet e ndaluar edhe për më shumë kohë.

“Qeveria mbrëmë paska marrë vendim mos me u hapë tregjet e makinave dhe kafshëve. Ky treg në Pejë që e shihni ne foto ka rreth 4 hektarë, ndërsa aj i kafshëve rreth 3 hektarë. Në të gjithë këtë hapësirë nuk po mund të u zhvilluaka tregti duke i respektuar të gjitha masat e përcaktuara?”.

Ai ka bërë thirrje organeve kompetente që mos të maten me peshoren e tyre, sepse populli po zhytet çdo ditë në varfëri.

“Përderisa populli po zhytet në skamje të thellë, pyetja për organet kompetente është: a ju dalin juve pagat në fund të muajit? Besoj po. Populli thotë po matni me “kutin” (peshoren) tuaj!”.