Showbiz

Ndahet nga jeta ylli i “Mad Max”

Në moshën 73 vjeçare ka vdekur Hugh Keays-Byrne.

Telegame ngushëllimi janë dërguar për yllin e Mad Max, Hugh Keays-Byrne, i cili ka vdekur në moshën 73-vjeçare.

Aktori i ndjerë ka luajtur rolin  Toecutter përkundër Mel Gibson, më 1797, në filmin aksion.

Regjisori britanik Brian Trenchard-Smith konfirmoi në Facebook se ai kishte vdekur të martën.

Charlize Theron, e cila u shfaq me të në këstin e katërt dhe projektin e vitit 2015, Fury Road, tha se ai do të ishte “thellësisht i humbur”.

“Është e mahnitshme që kisha rastin të luaj me një kryekomandant aq mirë, sepse ishe një shpirt kaq i mirë, i bukur”, shkroi Theron në Twitter.

Keays-Byrne lindi në Indi nga prindër britanikë dhe u zhvenfos në Angli si fëmijë. Prodhimi i “A Midsummer Night’s Dream”, e çoi atë në Australi më 1973, ku edhe u vendos.

Pas shfaqjes në Mad Max , e cila ishte me regji të George Miller, ai u shfaq në Fury Road, ku luajti antagonist Immortan Joe.

Në një intervistë të vitit 2015 për The Independent, ai tha se kishte qenë “befasuar këndshëm” për të marrë përsëri telefonatën.