Sport

Nata e fundit ose rikthim në identitet

Në Munich po mbizotëron mot i ftohtë.

Në Munich po mbizotëron mot i ftohtë.

“I ftohtë” ka qenë edhe Bayern Munchen – në dy ndeshjet e kaluara kundër Barcelonës.

Tetë gola në Lisbonë mbesin ende plagë e hapur për katalunasit.

Ani pse me Leo Messin në fushën e gjelbër – blaugranët u “gjunjëzuan” përballë bavarezëve, të cilët dukeshin superior në çdo aspekt.

Edhe më turpëruese këtë humbje e bëri fakti që dy gola në atë takim, u shënuan nga Philipe Coutinho.

Philippe Coutinho – kundër Barcelonës

Mesfushori brazilian, i cili është transferi më i shtrenjtë në historinë e Barcelonës, asokohe ishte në huazim te bavarezët.

Fatura e atij turpërimi u pagua nga Quique Setein, i cili u shkarkua nga detyra e trajnerit të Barcës.

Dy vite më pas, për ironi të fatit të dyja skuadrat u vunë përballë në kuadër të Grupit F, në Ligën e Kampionëve.

Takimi i parë që zhvillua në “Camp Nou” mbaroi me rezultat 0-3, në të mirë të skuadrës gjermane.

Pra, në dy ndeshjet e fundit, Barca pësoi 11-të gola nga Bayerni.

Barcelona player ratings vs Bayern Munich- The 4th Official

Barcelona-Bayern, momente nga takimi ndeshja e parë, në “Camp Nou”

Largimi i Messit dhe kriza financiare bëri që Barcelona të vuajë edhe më shumë në fushën e gjelbër.

Vendi i dytë në grup, mund të duket i mirë në letër, por jo edhe në rastin konkret.

Pas pesë ndeshjeve të zhvilluara, Barca ka dy humbje, dy fitore dhe një barazim dhe ende nuk e kanë siguruar kualfikimin tutje.

Biletën për në fazën tjetër do e kërkojnë pikërisht në “Allianz Arena”, vend që nuk është aspak i dashur për kundërshtarët.

Një disfatë e Barcelonës dhe një fitore e Benficës kundër Dynamo Kyiv, i dërgon katalunasit në Europaligë.

Në katër takimet e fundit, “anija e blaugranëve” po udhëhiqet nga një “kapiten” i ri, Xavi Hernandez.

Xavi Hernandez' Game Model - MBP School of coaches

Xavi Hernandez

Strategu spanjoll po tenton që të gjejë idenditetin tashmë të humbur të skuadrës, por problemet janë të mëdha.

Në këto katër takime ata kanë arkëtuar dy fitore, një barazim dhe një humbje.

Kjo humbje është pikërisht në ndeshjen e fundit në La Liga – ndaj Real Betis.

Shije e hidhur para “finales”.

Sikur të mos mjaftonin problemet tjera, katalunasit po përballen edhe me lëndime të shumta.

Pedri Gonzales është jashtë fushës së gjelbër që më shumë se një muaj, ndërsa së fundmi lëndimet janë përsëritur edhe te Ansu Fati.

Pra, Xavi nuk mundet që të llogarisë te dy “magjistarët e vegjël”.

Por, kjo nuk është e gjitha.

Barcelona news: Ansu Fati & Pedri contract talks to begin

Pedri dhe Ansu fati, foto nga sezoni i kaluar

Sergi Roberto, Martin Braithwait do jenë jashtë fushës së gjelbër edhe për një kohë të pacaktuar. Teksa, Kun Aguero, po përballet me rrezik të mundshëm për të përfunduar karrierën, për shkak të problemeve me zemër.

Opsionet në lojën ofansive janë të kufizuara.

Golashënuesi më i mirë i skuadrës është Memhis Depay, i cili ka treguar “dy fytyra” gjatë këtij kampionati.

Në La Liga ka qenë lider, duke shënuar tetë gola dhe asistuar dy herë.

Ndërsa, në Champions ende nuk e ka tundur rrjetën, përkundër faktit që ka luajtur në pesë ndeshje.

Në konferencën për shtyp, Xavi tha ndër të tjera se “Bayerni është rivali më i keq i mundshëm, por ne do luftojmë me armët tona”.

Spanjolli, po tenton ta rikthejë mentalitetin e fituesit, por kujtimet nga Lisbona ngjall frikë.

Ter Stegen, Gerard Pique, Sergio Busquets, Jordi Alba dhe Clement Lenglet janë futbollistët që ishin startues në atë ndeshje dhe mund të luajnë edhe sonte. “Luftë nervash”.

Përderisa në njerën anë presioni është në zenit, në kampin tjetër, diçka e tillë nuk ekziston.

Lewandowski wins 2021 Golden Player award

Robert Lewandowski

Vendi i parë në Bundesliga, pesë fitore në pesë ndeshje në Champions – janë elemente që e bëjnë Bayernin favorit dhe e largojnë nga presioni.

Nëntë është numri që bartë në fanelë, nëntë është edhe numri i golave që ka shënuar në fazën e grupeve deri më tani. vëmendja do jetë përsëri te ai, Robert Lewandowski.

Polaku po kalon në formë jetësorë, ndërsa në Bundesliga e ka tundur rrjetën edhe 16 herë – në këtë kampionat.

Finale para finales për Barcelonën, lojë e zakonshme për kampionët e Gjermanisë. /Insajderi.com

Të gjitha takimet që zhvillohen sonte – në Ligën e Kampionëve:

Bayern Munchen – Barcelona

Benfica – Dynamo Kyiv

Atalanta – Villarreal

Manchester United – Young Boys

FC Salzburg – Sevilla

Wolfsburg – Llille

Juventus – Malmo FF

Zenit St.Perersburg – Chelsea