Showbiz

Naser Ziberi: Unë dua të jem kryeministër i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë Veriore

Në një intervistë për Info Magazinë, në Klan Ko

Në një intervistë për Info Magazinë, në Klan Kosova, kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për kryeministër të Maqedonisë së Veriut, Naser Ziberi, ka folur për kandidaturën e tij në zgjedhjet parlamentare, ku ka thënë se qëllimi i tij është të bëhet kryeministër i gjithë qytetarëve pa dallime etnike duke synuar integrimin sipas parimeve universale, njofton Insajderi.

Ziberi më pas i pyetur se pse BDI nuk e përkrahu kandidatin shqiptar Blerim Reken për president? – Ziberi u përgjigj se “në radhë të parë duhet të pyetet BDI për këtë çështje, dhe së dyti unë mendoj se procedura e zgjedhjes së presidentit në Republikën e Maqedonisë Veriore në rrethana aktuale nuk e ofron shansin për një president shqiptar, ndërsa posti i kryeministrit mund të arrihet nga shqiptarët meqë kjo gjë nuk varet direkt nga rezultati zgjedhor, por është edhe çështje e marrëveshjeve politike më pas”.

Në fund Ziberi ka thënë se interferimi i partive shqiptare në Kosovë në procesin e zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore, më shumë e dëmton unitetin e mundshëm mes shqiptarëve se sa që e mundëson një gjë të tillë./Insajderi.com