Lajme

Nagavci: Gjendja me pandeminë jashtë kontrollit, Qeveria Hoti faktori kyç për këtë krizë

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka kritikuar edhe njëherë Qeverinë Hoti, për menaxhimin e gjendjes me pandeminë Covid-19.

Ajo ka thënë se situata me pandeminë është jashtë kontrollit, dhe se Qeveria është një prej faktorëve kyç për krizën në vend.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Ne jemi në një krizë të shumanshme nga Covid. Situata është jashtë kontrollit. Është e qartë se kjo Qeveri nuk po ja dalin të menaxhojnë me këtë krizë, madje është një nga faktorët se kriza është kështu siç është. Mbi të gjitha askush nuk e di si do të kalojnë tre muajt e ardhshëm”, ka thënë ajo.