Showbiz

Muzeu u Luvrit në Paris hapet të hënën, pritet numër i madh i vizitorëve

Nga e hëna me datën 06.07.

Nga e hëna me datën 06.07.2020 rihapet njëri nga muzetë më të vizituara në botë, Muzeu i Luvrit në Paris, njofton Insajderi.

Rihapja e Luvrit do të bëhen nën kontrollin e disa masave kufizuese, meqë fluksi i madh i vizitorëve që presin ta vizitojnë është shumë i madh dhe kjo mund të shkaktojë infektime me Covid-19.

Gjithashtu, disa pjesë të Muzeut të Luvrit do të vazhdojnë të mbeten të byllura meqë konsiderohen si hapësira që mund të shkaktojnë infektime të reja.

Që nga koha kur është mbyllur me 13 mars, ky institucion i kulturës, ndër më të vizituarit në botë, ka regjistruar humbje prej 13 milionë euro. Kjo edhe si pasojë e faktit që një pjesë e theksuar e vizitorëve janë ng vendet të huaja./Insajderi.com