Sport

Mustafi kërkon largimin nga Arsenali në janar

Qendërmbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi pritet të largohet nga skuadra e Arsenalit gjatë afatit kalimtar të janar.

Mediumet angleze kanë raportuar të enjten, se Mustafi tashmë u ka bërë me dije krerëve të klubit se dëshiron largimin muajin tjetër.

Në fakt, Mustafi ka refuzuar edhe rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij edicioni pasi dëshiron që karrierën ta vazhdojë në një klub tjetër.

28-vjeçari, këtë edicion ka vetëm nëntë paraqitje në të gjitha garat kurse pjesë e Arsenalit është prej vitit 2016 kur iu bashkua nga Valencia për 41 milionë euro.

Më herët është raportuar se interesim për Mustafin ka shprehur Barcelona.

Mustafi karrierë ka bërë edhe te skuadra italiane Sampdoria.