Kosovë

Mustafa: Haki Abazi na ka lutur ta marrim në LDK

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka treguar se anëtari i VV-së Haki Abazi, e ka lutur atë që ta merrnin në LDK.

Mustafa, ka thënë se Abazi i ka lutur që të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt, mirëpo nuk e kanë pranuar.

Haki Abazi del e thotë e flet si zëdhënës i LDK-së, edhe pse ai na ka lutur të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt, por nuk e kemi pranuar. Ne nuk bëjmë kështu, nga rruga e drejt e kandidat”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, ata që dalin nga LDK-ja duhet ta matin mirë vetën.