Lajme

Mushkolaj: Hajnat po e shfrytëzojnë orën policore, a ka kush që i ndal?

Opinionisti Imer Mushkolaj, ka reaguar ndaj gra

Opinionisti Imer Mushkolaj, ka reaguar ndaj grabitjeve të fundit që kanë ndodhur në vend, duke thënë se hajdutët po e shfrytëzojnë situatën me pandeminë dhe orën policore për të grabitur bankat, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Mushkolaj thotë se një gjë e tillë po ua shton pasigurinë qytetarëve, teka ka shtruar pyetjen “a ka kush që i ndal?”.

“Sot në mëngjes hajnat plagosën një polic, teksa po përpiqeshin ta plaçkitin një bankë në Prishtinë. Në mbrëmje u krye një plaçkitje tjetër. Vjedhje të shumta po raportohen çdo ditë nëpër Kosovë. Hajnat po e shfrytëzojnë situatën me pandeminë dhe orën policore, duke e shtuar pasigurinë për qytetarët dhe duke rrezikuar jetë njerëzish. A ka kush që i ndal?”, ka shkruar Mushkolaj.

Pak përpara orës policore, dy persona të armatosur përgjatë ditës së sotme grabitën filialin e ‘Western Unionit’ në rrugën “Eqren Çabej” në Prishtinë. Këtë për Gazetën Online Insajderi e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth ores 18:35 është marr një informatë se në Rr. “Eqrem Qabej” në filialin e një institucioni mikrofinanciar ka ndodhur një grabitje, ku dyshohet se grabitësit nën kercenimin e armes kanë arritur të marrin nga arka monedha të imta”, është thënë në përgjigjen e saj.

Në po të njëjtën ditë, në orët e mëngjesit është tentuar të vjedhet filiali i BKT-së në Veternik, ku gjatë tentimit policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Pas shkëmbimit me armë zjarri ndërmjet zyrtarëve policorë dhe hajdutëve, njëri nga policët ka mbetur i plagosur. /Insajderi.com