Lajme

Mushkat dhe gomerët shfrytëzohen në Santorini (Foto+Video)

Janë shfaqur pamjet që tregojnë se si gomarët ende po detyrohen të mbajnë turistë dhe pesha, në ishullin grek të Santorinit.

Vitin e kaluar, qeveria greke ndaloi çdo person më të rëndë se 100 kg, ose një të pestën e peshës së gomaricës, që të hipi mbi këto kafshë.

Por pamjet e reja nga ‘Daily Mail’ tregojnë gomerët që ecin nga porti i ishullit në qendër, me pushues në kurriz. Për më tepër, pamjet paraqesin krijesat që rrihen me shkopinj dhe kanë plagë në trup, të shkaktuara nga shalat e montimit të dobët.


Etiketa: , , ,