Lajme

Mungesa e vaksinave: Kuvendi i Kosovës mban seancë më 26 prill

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë më 26 pril

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë më 26 prill, njofton Insajderi.

Kështu është vendosur në mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Temë e kësaj seance sipas shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Abelard Tahirit, do të jetë ngecja në sigurimin e vaksinave.

“Nuk po shohim angazhim më serioz siç po shohim në rajon. Jemi të fundit në Evropë për sigurimin e vaksinave për shkak të njerëzve të papërgjegjshëm”, ka thënë Tahiri. /Insajderi.com