Kronika e Zezë

MPB: Sanksionohen 207 vozitës në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë di

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme (23.11.2020) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik. Vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 207 gjoba, mes të cilave 24 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 25 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 6 për kalim në semafor të kuq, 11 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 60 për parkim të parregullt, 47 makina janë marrë nga karrotreci si dhe 16 gjoba për mosmbajte të maskës mbrojtëse.
Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim, andaj apelojnë deri tek të gjithë vozitësit që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për më shumë siguri në trafik.