Kronika e Zezë

MPB ndërhyri në një aheng familjar me 70 të ftuar në Gostivar

Në fshatin Zdunje të Gostivarit policia ka ndë

Në fshatin Zdunje të Gostivarit policia ka ndërprerë një ahneg familjar për shkak se janë shkelur protokollet e miratuara për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Pas raportimeve, mbrëmjen e ditës së djeshme policia ka kryer kontrolle në objektin hotelireik në Zdunje, nën pronësi të 59-vjeçarit Xh.B. nga Gostivari. Gjatë kontrollit policia ka vërtetuar se në objekt po zhvillohej aheng familjar ku kanë qenë të pranishëm rreth 70 persona. Policia ka njoftuar Inspektoratin e Tregut ndërsa janë kryer hetime.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Pas dokumentimit të plotë të rastit policia do të parashtrojë padi penale kundër XH.B. për shkeljen e nenit 206 të Kodit Penale, respektivisht për veprim kundër rregullave shëndetësore gjatë pandemisë.