Showbiz

Mozzik blen shtëpi luksoze në Ferizaj

Mozzik është bërë me shtëpi të re.

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik ka blerë shtëpi të re në qytetin e tij, Ferizaj, shkruan lajmi.net.

Këtë gjë, ai e bëri të ditur përmes një fotografie, ku shfaqet në zyrë duke nënshkruar kontratën me përfaqësuesit e lagjes, ku edhe do të jetë banor tash e tutje.

“Na sot edhe zyrtarisht banor i lagjës më të bukur në Kosovë. Paçim shëndetin e sukseset! Vazhdojmë tutje”, shkruan reperi.

Natyrisht se reperi ka arritur që vitet e fundit të fitojë shumë nga muzika, duke mbajtur koncerte në vende të ndryshme.

Blerja e shtëpisë vjen pak kohë pasi ai përfundoi pushimet në Dubai bashkë me Loredanën e vajzën, Hana.