Maqedoni

Moti sot i vranët i shoqëruar me reshje shiu

Moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut të cilat më intensive do të jenë në pjesën perëndimore. Do të fryjë erë e lehte deri në mesatare juglindore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga gjashtë deri në 12 gradë, ndërsa ajo e ditës nga 12 deri në 22 gradë.

Në Shkup do të jetë kryesisht më vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, do të fryjë erë e lehte deri në mesatare juglindore.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 10 gradë, ndërsa temperatura e ditës do të arrijë deri në 18 gradë.

Të premten do të mbizotërojë mot me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut, më intensive në perëndim dhe jug. Më pas vijon periudhë e motit me vranësira të ndryshueshme, me reshje më intensive të dielën. Do të vazhdojë periudha e temperaturave pozitive të mëngjesit.

Loading…