Maqedoni

Moti sot i ndryshueshëm, temperatura deri në 15 gradë

Moti në mbarë vendin do të jetë kryesisht i vranët dhe më i ftohtë me reshje lokale të shiut, veçanërisht në pjesët juglindore. Do të fryjë erë mesatare veriore.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej katër deri në 11 gradë, ndërsa ajo ditore prej 11 deri në 15 gradë.

Në Shkup do të ketë kryesisht mot me vranësira dhe më i ftohtë, me reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në gjashtë, ndërsa ajo ditore do të rritet deri në 14 gradë.

Deri të shtunën do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët dhe më i ftohtë me reshje lokale të shiut. Nga e diela do të fryjë erë mesatare juglindore dhe do të ketë rritje të temperaturës ditore.

Loading…