Maqedoni

Moti me diell dhe vranësira mesatare, temperatura deri në 24 gradë

Moti sot do të jetë me diell me vranësira t

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, paradite përkohësisht me vranësira të theksuara. Gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor, e cila pasdite përgjatë Vardarit në disa vende do të përforcohet. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 8 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 18 deri në 24 gradë Celsiusë.

– Advertisements –

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare. Gjatë natës në luginën e Shkupit do të ketë kushte për reshje të shiut lokal. Temperatura minimale do të ulet në 4 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 23 gradë Celsiusë.