Lajme

Mot për sot: Me diell e riga shiu

Sot, e shtunë, në Kosovë do të mbajë mot me die

Sot, e shtunë, në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës vende-vende do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh, njofton Insajderi.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

“Indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj sugjerohet që nga ora 9-17 mundësisht të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të Diellit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s./Insajderi.com