Opinione tjera

Mos luaj me nënën time se të bëjë gjëmen…

Nga Ardiana Allamani 

Moj ma më rrite duke hequr kafshatat nga goja jote, më arsimove duke u futur në borxhe deri në grykë,më rrite duke punuar natë e ditë, sakrifikove jetën tënde të më rritësh në një vend që s’ka gjak, fe e kanun! Pse duhet të të kerkoj të falur moj nënë nëse me valixhe do të nisem në emigrim për të ikur nga këto njerez te qelbur?! 

Të të shoh duke të të dalë shpirti në spitalet e mykura nëse ti je sëmurë? Të të shoh të më lutesh t’i jap një ‘kafe’ doktorit apo infermierit që të ndihmojë që të dalësh nga spitali shëndet plotë? Të të shoh se si mban rradhën në shi, breshër e vapë, me orë të tëra për shërbimet që ti i paguan me lekun e djersës? 

Të të degjoj teksa më thua se askush nuk t’a liroi vendin në urban?

Apo… kur t’i shpreh pakënaqësitë e tua sa herë merr ilaçe e thua që nuk më kanë bërë asnjë efekt…

Ç’farë bëre o Tire? Sa ka si ty o Tire? A ke gjak o Tire, a je nënë, a ke nënë? 

Vrave një nënë që nuk të kerkoi asgjë më shumë se bukë e ujë… A ke shpirt ti gjakpirëse? E di ti që nena ime është dielli i shpirtit tim? Si mund t’ja fikësh dritën e shpirtit një vajze nënë? Moj po si ta mbajti zemra ta bëje? Ajo mund të ishte dhe gjyshe dhe ti ç’bëre? Vrave një dorë të ngrohtë që nipërit e mbesat nuk do e ndjejnë më në jetën e tyre… Ku do ta marre tani ajo vajzë këshillen, përqafimin, ledhatimin, dhe uratat e sinqerta që vetëm nëna di t’i japë me shpirt? Ku të qajë hallet e te gezoje ajo vajze tani? 

Po sa ka si ty moj Tire ne spitalet e Shqiperisë tonë të mjerë? 

A numërohen dot me gishta thua? 

Pse talleni me ne që nënat i kemi pika të dobeta, ju kush ju bëri –  lopa thua? 

Vrit veten o Tire, vrite moj e qelbur para se të vrasë leku që more… Mbase ti me lekët del nga burgu po mos harro që Zoti i madh do të presë duar’ e këmbë po vetëm prit derisa ta marrë frymën…

E moj nëna ime, më beson tani kur të them që këtu edhe leku nuk bën punë, pasi njerëzit janë të kalbur në shpirt? Çfarë të bej unë o ma nëse ti ke nevojë për ndihmë spitalore dhe nuk të vjen asnjë të të shërbejë?

Si t’ja mbush mendjen un infermierit, doktorit, apo sanitarëve të të qëndrojnë ty pranë? A thua do i mjaftojë zemra ime në tavoline për t’ja lënë garant për shëndetin tënd?

Si t’ja shpjegoj unë atyre që ti më dhe jetë e pa ty s’kam jetë? 

Çohu nëno  ikim nga ky vend, përpara se të jetë vonë për mua e ty… çohu të lutem sepse ti je pika ime e dobët dhe nëse ty të ndodh kjo gjë, ti padashur do të më kthesh në vrasëse! 

Po nëna ime, Tirja e njerëz si ajo që janë të gatshme ta marrin shpirtin ty, nuk meritojnë burgun po vdekjen…çohu nëna ime e mos ki frikë sepse unë do të mbroj me gjakun tim…

Mos më kthe në vrasëse, sepse unë dua të jetoj jetën bashkë me ty teksa ti vijon të më mësosh rrugën e jetës. Mos më lër vetëm, andaj ma jep dorën të ikim një herë e përgjithmonë nga ky vend i qelbur që vrasin nënat…