Vlorë – Një 34-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi mori peng një person. Bëhet fjalë për të identifikuarin me inicialet M.B.
Raportohet se pas një konflikti për motive të dobëta, i riu ka marrë pa dëshirë në makinën e tij shtetasin me inicialet B.R., banues në Vlorë.
Ndaj 34-vjeçarit rëndon tashmë akuza për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M. D., 34 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, pasi mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka marrë pa dëshirë, në mjetin e tij, shtetasin B. R., banues në Vlorë.
Etiketa: arrestohet 34-vjeçari, pengmarrje, vlore